Presidenti francez, Emmanuel Macron të hënën deklaroi se protestat në Iran janë “revolucion” dhe se shtypja nga liderët iranianë do ta vështirësojë ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.
Macron tha se duhen veprime më të ashpra kundër zyrtarëve iranianë lidhur me shtypjen e protestës.
Duke folur pas takimit me katër gra aktiviste iraniane gjatë fundjavës, Macron i tha radios France Inter se duhet të miratohen më shumë sanksione nga Bashkimi Evropian si reagim ndaj veprimeve të Teheranit.
“Diçka e paprecedentë po ndodh”, tha Macron në një intervistë. “Bijtë e revolucionit po kryejnë një revolucion dhe po e gllabërojnë atë”, tha Macron.
Marrëdhëniet midis Francës dhe Iranit janë përkeqësuar muajt e fundit pasi përpjekjet për të ringjallur bisedimet bërthamore kanë ngecur./UBTNews/