Presidenti francez Emmanuel Macron përsëriti kërkesën e tij për një armëpushim në Ukrainë dhe tërheqjen e Rusisë nga termocentrali bërthamor Zaporizhzhia gjatë një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, tha të dielën Pallati Elysee.
Macron “dënoi vazhdimin e operacioneve ushtarake ruse në Ukrainë dhe përsëriti kërkesën e tij që ato të ndërpriten sa më shpejt që të jetë e mundur, që negociatat të fillojnë dhe të rivendoset sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës”, tha zyra e tij në një deklaratë.
Presidenti francez “theksoi gjithashtu nevojën për të garantuar sigurinë e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia. Ai kujtoi se pushtimi rus ishte shkaku i rreziqeve aktuale për integritetin e Zaporizhzhias. Ai u bëri thirrje forcave ruse që të tërheqin armët e tyre të rënda dhe të lehta nga uzina dhe që rekomandimet e IAEA të ndiqen nga afër për të garantuar rivendosjen e sigurisë së zonës”, tha Elysee./UBTNews/