UBT News

Macron i kërkon Kinës që të luajë ‘rol ndërmjetësues’ në Ukrainë

Presidenti francez, Emmanuel Macron të mërkurën i kërkoi Kinës të luajë një “rol më të madh ndërmjetësimi” për të ndihmuar në shmangien e një përshkallëzimi të luftës në Ukrainë, një ditë pas bisedimeve me homologun e tij kinez.

“Kina mund të luajë një rol më të madh ndërmjetësimi, përkrah nesh, në muajt e ardhshëm”, tha Macron, duke shtuar se ai dhe presidenti Xi Jinping diskutuan edhe rreth mundësisë për ta vizituar Kinën në fillim të vitit të ardhshëm./UBTNews/

Exit mobile version