Presidenti francez, Emmanuel Macron të mërkurën i kërkoi Kinës të luajë një “rol më të madh ndërmjetësimi” për të ndihmuar në shmangien e një përshkallëzimi të luftës në Ukrainë, një ditë pas bisedimeve me homologun e tij kinez.
“Kina mund të luajë një rol më të madh ndërmjetësimi, përkrah nesh, në muajt e ardhshëm”, tha Macron, duke shtuar se ai dhe presidenti Xi Jinping diskutuan edhe rreth mundësisë për ta vizituar Kinën në fillim të vitit të ardhshëm./UBTNews/