UBT News

Macron i kërkon Izraelit të shmangë përshkallëzimin me Libanin

Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi anëtarit të kabinetit të luftës izraelite, Benny Gantz, që të shmangë përshkallëzimin “veçanërisht në Liban”.

Deklaratat e Macronit vijnë pasi Hamasi akuzoi Izraelin për kryerjen e një sulmi në Bejrut, ku mbeti i vdekur udhëheqësi i lartë i Hamasit, Saleh Al-Arouri, të martën.

“Presidenti i Republikës theksoi se është e domosdoshme të shmanget çdo qëndrim përshkallëzues, veçanërisht në Liban, dhe se Franca do të vazhdojë t’i përcjellë këto mesazhe për të gjithë akterët e përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi në zonë”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu Macron shprehu shqetësim edhe për numrin e viktimave civile dhe urgjencën humanitare në Gaza.

Si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza kanë mbetur të vdekur të paktën 22 mijë e 185 palestinezë./UBTNews/

Exit mobile version