UBT News

Macron-i do ta vizitojë Rumaninë dhe Moldovinë javën e ardhshme mes krizës në Ukrainë

Presidenti francez, Emmanuel Macron do ta vizitojë Rumaninë dhe Moldovën javën e ardhshme për ta shprehur solidaritetin e Francës me aleatët evropianë që janë të ekspozuar më së shumti ndaj luftës në Ukrainës, njoftoi zyra e Pallatit Elysee.

Macron do t’i vizitojë trupat franceze në Rumani të martën dhe pastaj do të shkojë në Moldavi të mërkurën.

I pyetur nëse Macron do të vizitonte Ukrainën, zyra e Macron tha se çdo vizitë e tillë do të ndodhte kur konsiderohet se ofron dobinë më të madhe për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky./UBTNews/

Exit mobile version