Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se Franca dhe aleatët e saj mund ta kishin parandaluar gjenocidin në Ruanda që ndodhi në vitin 1994.
Deklarata e tij erdhi në prag të përvjetorit të 30-të të gjenocidit, ku mbetën të vdekur mbi 800 mijë persona, kur ekstremistët hutu kanë masakruar minoritetin tutsi.
Macron thotë se “Francës, e cila mund ta kishte parandaluar gjenocidin me aleatët e saj perëndimorë dhe afrikanë, i mungonte vullneti për ta bërë këtë”.
Elita hutu ka udhëhequr Ruandën kur ka ndodhur gjenocidi në periudhën prill-qershor 1994, mirëpo ajo më pas është rrëzuar nga pushteti nga Fronti Patriotik i Ruandës, që është udhëhequr nga pjesëtari i pakicës tutsi Paul Kagame./UBTNews/