Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky flet me presidentin francez Emmanuel Macron për forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës dhe rivendosjen e infrastrukturës së dëmtuar të energjisë.
Në një postim në Twitter, Zelensky shkroi: “Bisedë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe produktive me Presidentin Emmanuel Macron. Vendime specifike për forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës. Iniciativa specifike për rivendosjen e infrastrukturës së shkatërruar energjetike”.
“Faleminderit, miku im, për mbështetjen tuaj të palëkundur”./UBTNews/