Zyrtarët në Francë dhe Gjermani ofruan mbështetjen e tyre për Marina Ovsyannikova, redaktoren e televizionit shtetëror rus, e cila mbajti një shenjë kundër luftës gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të hënën, përcjell UBT News.
Avokati i saj nuk kishte mundur ta lokalizonte atë për disa kohë pas protestës, por të martën në Telegram u publikua një foto ku shihet ajo dhe një avokat.
Presidenti francez Emmanuel Macron i ofroi mbrojtje Ovsyannikovas në një konferencë shtypi të martën.
“Franca dënon me forcë çdo burgim të ndonjë gazetari si dhe çdo manipulim, dhe padyshim që ne do të ndërmarrim hapa diplomatikë që synojnë ofrimin e mbrojtjes ose në ambasadë ose një mbrojtje azili për kolegen tuaj”, tha Macron në një qendër ukrainase për refugjatë në rajonin francez të Maine-et-Loire.
Macron tha poashtu se ai do t’ia adresojë çështjen drejtpërdrejt presidentit rus Vladimir Putin gjatë telefonatës së tyre të ardhshme.
Gjithashtu, ministri gjerman i financave, Christian Lindner, ka ofruar mbështetjen e tij në një postim në Twitter.
“Respekti im për Marina Ovsyannikova. Ajo ka guxim dhe është një luftëtare kundër propagandës dhe luftës së Putinit. Faleminderit. CL”, ka shkruar ai./UBTNews/