Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të udhëtojë sërish drejt SHBA-së javën e ardhshme për të zhvilluar një tjetër takim me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.
Sipas Daily Mail, lideri ukrainas do të shoqërohet këtë herë me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer për t’i paraqitur Trump një plan të përbashkët paqeje.
Lëvizja vjen vetëm pak orë pas fjalimit të presidentit Trump në Kongres, ku ai tha se ka marrë një letër nga Zelenky ku thuhet se është gati të ulet në tryezën e bisedimeve për paqe.
Ndërkohë, Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko është ofruar të presë bisedimet e paqes për Ukrainën në Minsk, duke u bërë ftesë homologëve të tij Donald Trump, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky.
“Thuaji Trumpit se po e pres këtu, së bashku me Putinin dhe Zelenskyn”, tha Lukashenko në një intervistë me blogerin amerikan Mario Naëfal të regjistruar më 27 shkurt.