Presidenti francez, Emmanuel Macron pati një darkë pune të hënën mbrëma me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, me të cilin diskutuan rreth unitetit evropian.
Ndryshe nga shumica e liderëve të Bashkimit Evropian, Orban ka qenë kritik i hapur ndaj qëndrimit të bllokut lidhur me pushtimin e Ukrainës. Këtë ai e ka cilësuar si “luftë indirekte” kundër Rusisë. Ai është zotuar të ruajë marrëdhëniet me Rusinë, por megjithatë ka qëndruar në anën e sanksioneve të BE-së.
Gjatë takimit, Macron “riafirmoi nevojën për unitet të vendeve evropiane rreth mbështetjes së tyre për Ukrainën përballë agresionit rus, veçanërisht nëpërmjet zbatimit të rreptë të sanksioneve”, njoftoi zyra e tij./UBTNews/