Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm në Kongresin amerikan.
“Çfarë ndodhi në Washington DC s’ndodhi në Amerikë. Ne besojmë në demokraci. Ne besojmë në fuqinë e demokracive tona. Ne besojmë në fuqinë e demokracisë amerikane”, deklaroi ai.
Kurse kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh e zemëruar dhe e tronditur pas skenave të dhunës në Kongres, teka edhe liderët tjerë evropianë e dënuan këtë sulm./UBTNews