Presidenti francez, Emmanuel Macron ka sugjeruar që këngëtarja Celine Dion të performojë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2024, që fillojnë të premten.
Kanadezja, një nga këngëtaret më të famshme franceze të të gjitha kohërave, vuan nga një sëmundje e rrallë autoimune dhe nuk ka performuar prej vitesh.
”Do të ishte lajm i mrekullueshëm nëse ajo do të performonte në ceremoninë në lumin Senë, në zemër të kryeqytetit francez”, tha Macron për France 2 TV duke shtuar se “ajo është një artiste e madhe”.
Flitet se 56-vjeçarja se ndodhet në qytetin olimpik. “Me sa duket ajo ka mbërritur në Paris”, tha Macron, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Dion, hiti më i madh i së cilës ishte “My Heart Will Go On”, njoftoi në dhjetor 2022 se ajo ishte diagnostikuar me sindromën e personit të ngurtë. Ajo kohët e fundit tha në një intervistë televizive se gjendja mund të shkaktojë ngërçe të muskujve kudo në trup, duke bërë që duart ose këmbët e saj të ngrijnë, për shembull. Ajo ka probleme me ecjen dhe këndimin./UBTNews/