UBT News

Macron bisedon me Zelenskyn

French President Emmanuel Macron speaks to the media ahead of a Weimar Triangle meeting to discuss the ongoing Ukraine crisis, in Berlin, Germany, February 8, 2022. REUTERS/Hannibal Hanschke/Pool

Presidenti francez Emmanuel Macron foli me telefon me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të shtunën, sipas një deklarate të Pallatit Elysee.

“Presidenti i Republikës i rikonfirmoi Presidentit Zelensky gatishmërinë e tij për të punuar aktivisht gjatë mandatit të tij të dytë për të rivendosur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke mbajtur gjithmonë një koordinim të ngushtë me partnerët dhe aleatët e tij evropianë”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Macron shprehu shqetësimin për bombardimet e vazhdueshme të qyteteve të Ukrainës dhe situatën “e padurueshme” në Mariupol.

Macron i tha Zelenskit se mbështetja ushtarake për Ukrainën “do të vazhdojë të rritet, si dhe ndihma humanitare e ofruar nga Franca”, sipas Elysee./UBTNews/

Exit mobile version