UBT News

Macron: BE-ja duhet të fokusohet në klimën, teknologjinë dhe sigurinë

Ndryshimet klimatike, transformimi dixhital dhe siguria janë sfidat kryesore me të cilat përballet Bashkimi Evropian, tha presidenti francez Emmanuel Macron, duke u bërë thirrje vendeve anëtare të bashkohen dhe të dalin me qëndrime të përbashkëta.

Ai e quajti ndryshimin e klimës si “sfidën e parë të kontinentit”, duke lavdëruar Evropën që ishte vendi ku bota u bashkua në 2015 për të njohur urgjencën e klimës dhe për vendosjen e objektivit për t’u bërë neutralë ndaj karbonit deri në vitin 2050.

Ai bëri thirrje që mbrojtja e mjedisit të shtohet në Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian. Ai propozoi gjithashtu shtimin e të drejtës së abortit në tekst ligjor.

Macron e përmendi revolucionin dixhital si sfidën e dytë të shekullit, kurse të tretën: sigurinë.

“Kur bëhet fjalë për mbrojtjen, ne nuk mund të mjaftohemi vetëm me përgjigjen ndaj krizave ndërkombëtare”, tha ai gjithashtu, duke theksuar nevojën që blloku të “parashikojë” dhe të kërkojë pavarësinë strategjike./UBTNews/

Exit mobile version