UBT News

Macron: Askush nuk po e mendon përfundimin e luftës në javët apo muajt e ardhshëm

French President Emmanuel Macron speaks during a news conference, following the G7 summit at Schloss Elmau castle, near Garmisch-Partenkirchen, Germany, June 28, 2022. REUTERS/Benoit Tessier

Presidenti francez, Emmanuel Macron, paralajmëroi të martën “Rusia nuk mund dhe nuk duhet ta fitojë luftën”.

“Mbështetja jonë për Ukrainën dhe sanksionet tona kundër Rusisë do të ruhen për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe me intensitetin e nevojshëm në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha Macron në një konferencë shtypi në samitin e G7 në Bavari.

Kur u pyet për thirrjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë para se të mbarojë viti, Macron u përgjigj, “askush nuk po mendon një fund të luftës në javët apo muajt e ardhshëm”.

Ai shprehu shpresën se një“dalje mund të arrihet në fund të vitit”, por “vetëm me sigurinë se Rusia nuk mund dhe nuk duhet të fitojë”./UBTNews/

Exit mobile version