UBT News

macOS Monterey debuton më 25 tetor

Versioni i ardhshëm i macOS do të jetë i disponueshëm për tu shkarkuar nga datat 25 tetor. Apple zbuloi datën në evenimentin “Unleashed” të datës 18 tetor krahas debutimit të çipeve M1 Pro dhe M1 Max si dhe një MacBook Pro të ridizajnuar.

Përditësimi macOS Monterey vjen me përmirësime të dukshme në FaceTime, përfshirë audion hapësinore, dhe SharePlay për të dëgjuar muzikë dhe shikuar video me miqtë.

Një prej ndryshimeve më të mëddha është Universal Control, ku përdoruesit mund të kapëcejnë nga njëra pajisje tek tjetra si përshembull nga iPad në Mac. Me këtë funksionalitet përdoruesit mund të kalojnë të dhënat mes disa pajisjeve apo të shkruajnë në iPad nga tastiera e një MacBook.

Debutimi vjen edhe me një përditësim madhor në Safari. Live Text është një funksionalitet me të cilin përdoruesit mund të selektojnë tekstin brenda fotove.

Së fundi Apple sjell dy funksionalitete të tjera nga iOS siç janë aplikacioni Shortcut dhe AirPlay. /PCWorld Albanian

Exit mobile version