MacKenzie Scott dhe Melinda French Gates do të japin 40 milionë dollarë për katër organizata që promovojnë barazinë gjinore.
Projektet, të cilat u shpërblyen me 10 milionë dollarë secila, janë të fokusuara në barazinë gjinore për teknologjinë, arsimin e lartë dhe komunitetet në pakicë. Një shumë shtesë prej 8 milion dollarësh u nda midis dy finalistëve që punuan për dhunën në familje dhe trajnuan gratë të reja. Fituesit u përzgjodhën nga një grup prej më shumë se 550 aplikantësh.
“Ne mund të thyejmë modelet e historisë dhe të avancojmë barazinë gjinore, por ne duhet të angazhohemi për ngritjen e organizatave, si ato që marrin çmime sot, që janë gati për të rritur fuqinë e vajzave dhe grave”, tha French Gates në një deklaratë. Scott shtoi se fituesit janë “ekipe të forta që punojnë në vijën e parë të frontit dhe brenda komuniteteve për të fuqizuar gratë në jetën dhe karrierën e tyre”.
Në qershor, Scott dhuroi 2.7 miliardë dollarë për qindra organizata të fokusuara në një sërë cështjesh. Dhjetorin e kaluar, Scott njoftoi se 4.2 miliardë dollarë donacione janë dhënë për qindra organizata.
Scott ka një pasuri neto prej më shumë se 64.1 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. Scott u bë një nga gratë më të pasura në botë pas divorcit të saj nga themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i Amazon Jeff Bezos në vitin 2019, gjë që e la atë me 4% të aksioneve në Amazon. Ish-burri i saj është njeriu më i pasur në botë.
Fondacioni Bill dhe Melinda Gates gjithashtu tha në qershor se do të shpenzojë 2.1 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme për barazinë gjinore. French Gates, gruaja e bashkëthemeluesit të Microsoft Bill Gates për 27 vjet, shërben si bashkëkryetare e fondacionit. Çifti njoftoi divorcin e tyre në maj të këtij viti./dritare.net