Një mace në Çikago, fatmirësisht ka shpëtuar pasi kërceu nga kati i katërt i një ndërtese për t’i shpëtuar zjarrit që e kaploi këtë ndërtesë.
Departamenti i Zjarrfikësve në Çikago ishin duke filmuar ndërtesën nga jashtë, ndërsa disa të tjerë ishin brenda duke e shuar zjarrin kur macja kërceu nga dritarja. Macja fillimisht vëzhgoi terrenin dhe pastaj kërceu.
“Ajo ra nën veturën time dhe u fsheh derisa e mori veten, pastaj pas disa minutash doli jashtë dhe filloi të ngjitej në mur”, deklaroi Larry Langford nga departamenti i zjarrfikësve.
Sipas tij, macja shpëtoi pa lëndime serioze. Ai po përpiqej t’ia dorëzonte macen pronarit.
Nuk raportohet për të lënduar nga zjarri i cili përfshiu këtë ndërtesë. Nuk dihen as shkaqet e as për të lënduar./UBTNews