UBT News

Macja e famshme e internetit ‘ndihmon’ në mbledhjen e parave për strehimoret e kafshëve në Ukrainë

Llogaria e një maceje në Instagram nga Kharkiv e cila numëron më shumë se 1 milion ndjekës, ndihmoi në mbledhjen e mijëra dollarëve për strehimoret e kafshëve në Ukrainë.

Për shkak të këtij veprimi, macja tani është nderuar një çmim ndërkombëtar. Stepan, me 1.3 milionë ndjekës, mori çmimin World Influencers and Bloggers në Francë.

Stepan dhe pronarja e tij Anna janë nga Kharkiv. Një javë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ata u evakuuan nga zona e Saltivka, e cila u bombardua rëndë.

Ata janë aktualisht në Francë, por macja ende po “mbledh” fonde për të mbështetur strehimoret e kafshëve dhe kopshtet zoologjike të Ukrainës.

Stepan fillimisht u bë virale për imazhet dhe videot ulur me krahun e mbështetur në një tavolinë pranë një gote vere ose kokteji./UBTNews/

Exit mobile version