Rreth 500 kuti tabletash anti-COVID u janë dhënë veterinerëve në Qipro për të ndihmuar në trajtimin e maceve që kanë kontraktuar peritonitin infektiv të maces, i cili nuk trajtohet, mund të jetë fatal.
Maceve në Qipro po u jepet ilaç i njerëzve për COVID-19 në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e një mutacioni të virusit të maces që ka lënë mijëra kafshë të ngordhura në ishull.
Macet filluan të marrin ilaçin të martën, që rastësisht ishte Dita Ndërkombëtare e Maceve.
Duke folur për The Guardian, Christodoulos Pipis, drejtor i shërbimeve veterinare të qeverisë, tha: “Ne kemi bërë stokun e 500 kutive me ilaçe.
Ky është grupi i parë prej 2000 pako që do të vihet në dispozicion. Secila përmban 40 kapsula, pra po flasim për gjithsej 80.000 pilula”.
Peritoniti infektiv i maces (FIP), i cili nuk mund të transmetohet te njerëzit, është përhapur në mesin e maceve të ishullit që nga janari./UBTNews/