UBT News

Maca ‘këngëtare’ bëhet virale në rrjetet sociale

Jo çdo zë që përpunohet nga producentët e muzikës, mund të pëlqehet nga të gjithë dhe të bëhet hit. Megjithatë, kështu nuk ndodhi me macen tani të njohur në rrjetet sociale, Alugalug Cat.

Alugalug Cat X The Kiffness (Soulful Singing Cat Live Looping Remix)

Zëri i macës në fjalë shoqërohet me beat të The Kiffness, i cili njihet për eksperimente të tilla në llogarinë e tij në YouTube. Kjo e fundit është bërë senzacion kohëve të fundit, pasi u sollë në jetë pas shpërndarjes në rrjetet sociale dhe TikTok.

Verzionit iu bashkuan edhe instrumentalistë të tjerë.

Video ka arritur rreth 2 milion e 500 mijë klikime dhe 114 mijë pëlqime, vetëm në YouTube./UBTNews

Exit mobile version