UBT News

Maas: Të gjitha kufizimet të hiqen deri në gusht

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Heiko Maas thotë se Gjermania duhet t’i lehtësojë të gjitha masat deri në muajin gusht, pasi vaksina t’u ofrohet të gjithëve.

Rreth 56.5% e popullsisë në Gjermani kanë marrë së paku një dozë vaksine dhe gati 39% janë vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Kur të gjithë në Gjermani kanë marrë një doze vaksine, nuk ka më një justifikim ligjor ose politik për asnjë lloj kufizimi”, i tha Maas gazettes Sueddeutsche Zeitung. “Kjo duhet të ndodhë diku gjatë gushtit”, shtoi ai.

Kancelarja Angela Merkel është zotuar se deri më 21 shtator të gjithëve do t’u ofrohet një mundësi vaksinimi./UBTNews

Exit mobile version