Një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Prishtinës dhe Beogradit jo vetëm që do të rrisë stabilitetin rajonal, por gjithashtu do të hapte perspektivat e të dyja vendeve për anëtarësimin në BE.
Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas, i cili përcolli mesazhin e Berlinit zyrtar sot duke hapur një konferencë të ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit,
“Ujdia Kosovë-Serbi është e domosdoshme dhe kusht për anëtarësimin, respektivisht perspektivën evropiane të të dyja vendeve. E përkrahim ndërmjetësimin dhe lehtësimin që po e bëjnë Mirosllav Lajçak dhe Josep Borrell dhe presim rezultate”.