Mbrojtja e Mustafës ka vazhduar të marrë në pyetje dëshmitarin e parë në procesin gjyqësor të ndaj Mustafës, përcjell Klankosova.tv.
“Ma kanë vnu thesin. Ka qenë natë nuk kam mujt me pa kurgjo… njoni e ka pasë mjekrrën e gjatë. Nuk e di si me përshku se ka qenë natë”.
Dëshmitari tutje ka thënë që derisa e kanë rrahur, ai ka dëgjuar që e kanë thirrur njëri-tjetrin në një emër të cilin e ka parë si të çuditshëm.
“Për emër nuk po më kujtohet. Njëherë një rast e kom ndi ia ka bo njonit me një emër që mu ka dok i çuditshëm “tabut”, ka thënë tutje dëshmitari.