Ukrainasit u larguan nga qyteti i Lysychansk-ut ashtu që rusët s’do të mund ta shkatërronin nga distanca, tha një zyrtar.
Ushtarët tani janë zhvendosur në pozicione të reja të fortifikuara, tha për BBC Serhiy Haidai, guvernator i rajonit Luhansk ku edhe ndodhet qyteti kyç.
Humbja e qytetit dhe marrja e kontrollit nga Rusia ishte e dhimbshme, tha ai, por shtoi se: “Kjo është vetëm një betejë e humbur, por jo luftë e humbur”.
Ai kërkoi më shumë armë nga Perëndimi për ta kompensuar avantazhin rus.
Presidenti Volodymyr Zelensky është zotuar se forcat ukrainase do të kthehen për të rimarrë Lysychansk-un “falë rritjes së furnizimit me armë moderne”.
Rusia tani ka shtuar bombardimet e saj ndaj qyteteve në rajonin fqinj të Donetskut, ku në shënjestër janë veçanërisht Sloviansk dhe Kramatorsk./UBTNews/