UBT News

Lyrical Son fton shqiptarët t’i bashkohen “Marshit për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur shqiptar Lyrical Son u ka bërë thirrje shqiptarëve kudo që ndodhen t’i bashkohen “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ai ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Lyrical Son ka bërë të ditur se pjesëmarrësit do të mblidhen më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Marshi për Liri” është paralajmëruar nga organizatorët si një aktivitet për të shprehur mbështetjen ndaj ish-eprorëve të UÇK-së dhe për të përcjellë mesazhin për drejtësi dhe dinjitet.

“12 shtator, ora 14:00, sheshi ‘Skënderbeu’, Marshi për Liri. Ju mirëpresim”, ka përfunduar Lyrical Son./A.K/

Exit mobile version