Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për medie, me ç’rast ka shprehur shqetësimet e saj për mos zbardhjen e rastit Dehari.
Në këtë konferencë ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e kësaj partie, Albulena Haxhiu ka thënë se po bëhen katër vjet pas vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe deri më tash nuk është bërë asgjë për zbardhjen e këtij rasti.
Haxhiu ka thënë se qytetarët, sikurse edhe familja e Astrit Deharit, por edhe Lëvizja Vetëvendosje, janë të shqetësuar që dëshmitarët e rastit Dehari, pavarësisht veprave që janë dënuar, ata ose janë liruar ose janë falur ose nuk janë më gjallë.
Ajo ka thënë se pas gjithë këtyre fshihen skenarë të errët.
Haxhiu: Presidenti ka falur vrasësin e një fëmije 13 vjeçar
Video: 00:57
“Adonis Gashi është në arrati, i cili në muajin shkurt të këtij viti nga arratia kishte thënë po citoj, ‘nuk mund të deklarohem për rastin Dehari përderisa nuk shikohet dosja ime, unë jam i pafajshëm dhe dua që kjo gjë të dëshmohet, pas kësaj, mund edhe të dëshmoj’. Adonis Gashi vazhdon të jetë në arrati, dhe institucionet nuk kanë as një informacion se ku gjendet. Naser Makolli kanë thënë që vdiq nga një sëmundje. Frok Laski në vitin 2019, në fund të këtij viti u lirua nga paneli për dënim me kusht, ndërsa rasti i fundit ishte kur presidenti në fund të muajit korrik i fali tre vite e gjysme Luz Allakaj, një personi që ishte dënuar për vrasje të dyfishte madje të një fëmiu 13 vjeç”, ka thënë Haxhiu.
Haxhiu ka deklaruar se përkundër që kanë kërkuar nga presidenti qasje në dokumentet që ka quar në zbutje të dënimit të Luz Allakaj, ende nuk i është ofruar qasje në atë dosje.
Haxhiu: Deri ku kanë arritur hetimet për rastin Dehari
Video: 02:54
“Deri kur kanë mbërritur hetimet për rastin Dehari, pse kjo lëndë nuk është prioritet për prokurorinë, pse prokuroria speciale nuk është aktive, pse nuk janë marrë në pyetje të gjitha panelet, komisionet dhe individët që kanë mundësuar burimet e dëshmitareve kryesorë, sepse prokuroria për ta zbardhur të vërteten duhet të hetojë secilën rrethanë, këtë e ka përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore. Prokuroria duhet të guxojë të veprojë, është mandat i saj Kushtetues, pavarësisht presioneve dhe tendencave për ndërhyrje që mund t’i bëhen. Duke pasur parasysh që ka ky rast prokuroria nuk duhet të heshtë, duhet të flas, duhet ta njoftoj opinionin për veprimet që ka ndërmarre deri tani”, ka thënë Haxhiu.
Ish-ministrja Haxhiu ka thënë se në kohën sa ishte ministre e drejtësisë, kryeprokurori Aleksandër Lumezi kishte thënë se në muajin qershor instituti zviceran do të vinte në Kosovë, për ta arsyetuar raportin e tyre si dhe për t’i ndihmuar institucionet për zbardhjen e së vërtetës. Ajo ka thënë se tash e dy muaj ende nuk ka informacion se a kanë qenë ekspertët e institutit, në Kosovë.
Haxhiu: Tash dy muaj, nuk kemi informacion se a kanë qenë ekspertët e institutit zviceran në Kosovë
Video: 04:41
“Në kohën sa isha ministre e drejtësisë, nga kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi kam marrë konfirmimin se instituti zviceran, i çili kishte përjashtuar vetëvrasjen, do të vinte në Kosovë në muajin qershor, për ta arsyetuar raportin e tyre dhe për t’i ndihmuar institucionet për zbardhjen e se vërtetës. Sot jemi në muajin gusht, nuk kemi as një informacion a kanë qenë ekspertët e institutit zviceran në Kosovë, nëse po, çfarë ka ndodhur? Nëse jo, pse?, apo kur do të vijnë ata?”, ka thënë Haxhiu
Haxhiu ka shprehur dyshime dhe gjithashtu ka kërkuar se duhet të bëhet publik procesi dhe arsyetimi i faljes së rastit të dëshmitareve të rastit Dehari, pasi që ajo ka thënë se bëhen qindra kërkesa nga të burgosurit, për falje nga presidenti.