UBT News

Lutnick mbështet luftën tregtare të Trump: Ia vlen, edhe po krijoi recesion

Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, ka deklaruar se politikat ekonomike dhe lufta tregtare e nisur prej Donald Trump janë tepër të vlefshme, edhe nëse ato mund të çojnë në një recesion.

Këto politika janë gjëja më e rëndësishme që Amerika ka pasur ndonjëherë,” tha Lutnick. “E vetmja arsye pse mund të ketë recesion është janë marrëzitë e bëra prej Bidenit, me të cilat duhej të jetonim. Politikat e Trump prodhojnë të ardhura. Ato prodhojnë rritje. Ato prodhojnë fabrika që ndërtohen këtu,” tha Lutnick.

Duke mbrojtur politikat ekonomike të presidentit, Lutnick e mohoi idenë se përdorimi i tarifave nga Trump po shkakton kaos. “Nuk janë aspak kaotike, ata që mendojnë se do shkaktojnë kaos, po tregohen budallenj,” shtoi ai.

Komentet e Lutnick vijnë pas intervistës së Trump në Fox Neës, ku ai u pyet nëse ekonomia amerikane po përballej me një recesion ose rritje të çmimeve si pasojë e vendimeve të tij për tarifat. Trump e mohoi recesionin ën SHBA dhe tha se vendi ishte thejsht në një “periudhë tranzicioni”.

Ajo që po bëjmë është shumë e madhe. Ne po e kthejmë pasurinë në Amerikë. Kjo është një gjë e madhe, dhe gjithmonë ka periudha, kërkon pak kohë. Duhet pak kohë, por mendoj se do të jetë e mrekullueshme për ne,” tha Trump.

Exit mobile version