Presidentja Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Japonisë Akira Mizutani të cilit ia përcolli një lutje për qeverinë japoneze.
Presidentja Vjosa Osmani, gjatë takimit me ambasadorin e Japonisë Akira Mizutani, theksoi raportet e shkëlqyera diplomatike ndërmjet dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të institucioneve të Kosovës për thellimin e mëtejmë të këtyre raporteve në rrafshin politik, ekonomik dhe kulturor.
Presidentja Osmani nënvizoi nevojën që dy shtetet të bashkëpunojnë edhe në menaxhimin e pandemisë dhe i kërkoi ambasadorit që t’ia përcjell lutjen e saj qeverisë japoneze që ta ndihmojë Kosovën në përpjekjet për ta kapërcyer pandeminë Covid-19.
Po ashtu, znj. Osmani e falënderoi shtetin e Japonisë për donacionin e fundit të pajisjeve mjekësore, si dhe për kujdesin e vazhdueshëm që ky vend e ka treguar për konsolidimin e mjekësisë në Kosovë.
Më tej, presidentja Osmani ritheksoi gatishmërinë e Kosovës t’i mirëpritur për nxitjen e mëtejme të kompanive japoneze për të investuar në Kosovë. Në këtë rrafsh, ajo nënvizoi se e mirëpret mundësinë e organizimit të një forumi të përbashkët ekonomik ndërmjet të dy vendeve.UBTNEWS