Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka shpallur kandidaturën për kryetar të partisë.
Në një konferencë për media, i pari i Gjilanit deklaroi se 15 marsin do ta kthejnë në festë për demokraci të brendshme. Ai u zotua se do të punojë që ta rikthejë LDK-në sërish në skenën politike pas humbjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kuvendi zgjedhor i LDK-së do të mbahet të dielen (më 14 mars). Deri më tash kandidatë për kryetar të kësaj partie përveç Hazirit, janë Lumir Abdixhiku dhe Anton Quni./UBTNews