UBT News

Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi

Gjilan, 19 gusht 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim kryetarin rizgjedhur të Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Haziri, me këtë rast, pasi e uroi për rizgjedhjen, tha se kryetari Arifi, si udhëheqës politik, ka punuar shumë për të ndërtuar një kulturë bashkëpunimi e uniteti, edhe në garën për Parlament, por dhe në koalicionin paszgjedhor në Bujanoc.

“E urova mikun tim, Nagip Arifi, për rikthimin në krye të Bujanocit, pas zgjedhjeve të lira. Shpresoj që shumë shpejtë që do të koordinohet edhe vizita kthyese. Biseduam për cështjet që lidhen me interes të përbashkët sepse jemi territor, vend dhe familje të pashkëputura mes njeri-tjetrit. Kufirin që e kemi po mundohemi që ta zbusim për qarkullimin e mallrave dhe njerëzve, deri në një zgjidhje përfundimtare”, ka thënë Haziri.

Kurse, kryetari Nagip Arifi, pasi e falënderoi kryetarin Haziri për pritjen, tha se në Bujanoc është bërë koalicioni gjithëshqiptarë, i cili, sipas tij, është model që të përdoret edhe në Malin i Zi e Maqedoni.

“Është vizita e parë e imja që e bëj jashtë Bujanocit, pikërisht në Gjilan, sepse z. Haziri është miku im i vjetër. Besiduam edhe për menaxhimin e situatës së pandemisë dhe në të ardhmen do të bashkëpunojmë edhe në sfera të tjera. Nuk është vizita as e parë e as e fundit. Ne do të jemi në Gjilan që të shkëmbejmë mendime dhe të punojmë edhe për të zhvendosurit nga Malësia në këtë komunë”, ka thënë Arifi.

Exit mobile version