Gjatë shqyrtimit të Projektligiit për zyrtarët publik në Komisionin për Administratë Publike, deputeti Mërgim Lushtaku ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me këtë projektligj ka “pushkatuar” zyrtarët publik me shkeljet flagrante të pozitës së tyre.
Ministri Sveçla e ka cilësuar si mesele komentin e deputetit Lushtaku. Teksa Sveçla theksoi se reforma në administratën publike duhet të ndodhë, edhe pse sipas tij do të jetë dhimbshme.
Kryetari i Komisionit Valon Ramadani komentet e deputetit Lushtaku i ka cilësuar ofenduese. Deputeti nga AAK, Pal Lekaj vlerësoi se me Projektligjin për zyrtarët publik nuk do të ketë reformë, por dereformë, që sipas tij, do të shkaktoj probleme.