Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë serioziteti në procesin e konstituimit të Kuvendit, duke e cilësuar si shkaktar kryesor të ngërçit politik aktual.
Ai tha se mungesa kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në Kuvend tregon se ai do të bëjë gjithçka, do të shkelë çdo ligj, vetëm që të mbajë pushtetin.
“Unë besoj që prioritet duhet të jenë punët e shtëpisë. Besoj që nuk i ka zgjidhur punët e shtëpisë dhe kjo është për keqardhje. Ne si parti i kemi dhënë zgjidhjet politike edhe pse nuk e kemi për detyrë. Po shihet qartë që ngërçi është të Vetëvendosja”, tha Lushtaku.