Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se Ministria e Arsimit ka dështuar t’i sigurojë tekstet shkollore, teksa e ka quajtur këtë dikaster si të paaftë për të siguruar librat për nxënësit.
Në një konferencë për media së bashku me disa mësimdhënës të kryeqytetit, Lushaku-Sadriu ka thënë se është tepër shqetësuese fakti që për herë të dytë Qeveria Kurti ka dështuar në subvencionimin e librave për nxënësit.
Tutje, ajo ka potencuar se ky vendim ka kosto më të lartë dhe nuk ka asnjë garanci që çmimet nuk do të rriten për blerje të librave me pakicë.
“Kjo Ministri është e paaftë për të siguruar librat, është më tepër e rëndësishme se a i kanë nxënësit librat me 1 shtator se a i kanë prindërit subvencionimin e librave. Madje është tepër shqetësuese për kundër faktit që edhe vjet e kemi kritikuar Qeverinë se a ka qenë më e lirë ky subvencion më e lirë apo më e shtrenjtë. Ne kemi aluduar se ky subvencionim është më i shtrenjtë. Është më ndryshe kur Qeveria ia gjuan prindërve për të blerë librat dhe blihen më shtrenjtë”.
“Ne mungesë të informacionit prindërit kanë blerë libra të gabuara. Ky vendim është marrë në një kohë shumë të vonë, jemi vetëm dy javë para fillimit të shkollës. Garanton që prindërit nuk arrijnë që t’i blejnë të gjitha tekstet dhe nxënësit nuk mund të arrijnë mësimin me kohë. Mbi 50 për qind nuk kanë qenë të furnizuar me libra. Në Kosovë ka ende komuna të vogla që nuk kanë librari dhe çdo furnizim nëpër librari të tjera është një kosto edhe më e madhe. Nuk ka asnjë garanci që çmimi minimal i librave nuk do të ndryshojë. Vetëm vjet kanë shpenzuar 17 milionë euro për subvencionimi i librave. Sivjet po rritet edhe më shumë kostoja. Kjo metodë është më e shtrenjtë dhe me dëme të jashtëzakonshme për prindërit dhe nxënësit”, ka thënë Lushtaku-Sadriu./UBTNews/