UBT News

​Lushaku-Sadriu: Kurti nuk dëshiron që ta jap ekzekutivin

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku Sadriu deklaroi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk dëshiron që ta jap ekzekutivin. Ajo tha se i njëjti nuk dëshiron t’i nënshtrohet as Kushtetutës e as ligjeve në fuqi.

Para fillimit të seancës konstituive, deputetja Lushaku-Sadriu tha se partia më e madhe është pengmarrëse e institucioneve të Kosovës.

Partia më e madhe nuk po ka dëshirë që ta dorëzojë as fuqinë ekzekutive, ndërkohë që është duke ushtruar njëkohësisht të dy funksionet. Kjo është një pengmarrje ndaj institucioneve të Kosovës, me një kosto tepër të lartë për qytetarët e Kosovës edhe për vet Kosovën”, deklaroi ajo.

Sa i përket deklarimeve të Kurtit që i kanë votat për votimin e qeverisë, ajo tha se i njëjti nuk po dëshiron të dorëzojë kompetencat.

Ky është problemi të cilin e ka Kurti, ai nuk dëshiron që ta jap ekzekutivin, t’i dorëzojë kompetencat e veta. Dhe ky është problem shumë i madh. Kur udhëhiqesh nga një njeri që nuk dëshiron që t’i nënshtrohet as Kushtetutës dhe as ligjeve në fuqi. Ky është problem në vete dhe më vjen tepër keq që ne kemi ardhur në këtë pozitë duke pasur një njeri udhëheqës të partisë më të madhe dhe që nuk e kupton funksionimin bazik të demokracisë”, tha Lushaku Sadriu.

Exit mobile version