Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku tha se është nevojë urgjente reagimi i institucioneve pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë. Ajo i ka shprehur ngushëllime familjes, duke shtuar se shteti ka dështuar që t’i ofrojë ndihmë asaj.
Sipas saj, kjo situatë është urgjencë kombëtare duke kërkuar shkarkimin e personave përgjegjës.
“Sot po shprehim indinjatën për ngjarjen makabre. Shpreh ngushëllime familjes për humbjen e Hamides. Krimet si ky shpërfaqin dështime të shtetit. Hamidja ka kërkuar ndihmën e shtetit dhe shteti ka dështuar t’ia ofrojë atë. Hamidja është viktimë e shumëfishtë e sistemit tonë sepse dhunuesi u la i lirë nga sistemi i drejtësisë. Është viktimë sepse shteti ende i kërkon viktimave ta njoftojnë Policinë. Tashmë është vonë dhe e pakuptimtë. Të gjitha hallkat që ta mbronin dështuan. Prandaj është e qartë që dështoi ministria e punëve të brendshme policia dhe ministria e drejtësisë e shëndetësisë. Të gjithë duhet të përpiqemi që këto raste të mos përsëriten. Kjo situatë është urgjencë kombëtare dhe kërkojmë shkarkimin e personave përgjegjës. Qeveria të sigurojë pajisje elektronike për persona të ndaluar. Kryeministri ta kuptojë rolin e tij dhe të mos i ikë përgjegjësisë sepse ministrit e linjës janë përgjegjëse”, deklaroi ai.