UBT News

Lumi Mirusha del nga shtrati, bllokohet për qarkullim një rrugë

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, ka dalë nga shtrati lumi Mirusha, duke shkaktuar bllokimin e rrugës Mirushë-Gurbardh.

Sipas njoftimit të komunës së Malishevës, ka pasur vështirësi dhe në akset rrugore Malishevë-Kijevë, Malishevë-Banjë dhe Turjakë-Bubël, ndërsa rrugët në malet e Berishës janë të kalueshme, pasi është larguar bora nga rrugët.

Kështu kanë deklaruar sot drejtoritë përgjegjëse komunale në Komunën e Malishevës, ajo për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe e Shërbimeve Publike, sipas të cilave të gjitha ekipet emergjente janë në terren, e po ashtu edhe operatori përgjegjës për pastrimin rrugëve nga bora, dhe janë duke e menaxhuar situatën.

“Momentalisht, në rrugët ku ka probleme, banorët mund të përdorin rrugët alternative dhe situata është e menaxhueshme dhe deri më tani situata nuk paraqet rrezik, por pavarësisht kësaj, ekipet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë”, thuhet në njoftim./UBTNews

Exit mobile version