UBT News

Lulzim Basha reagon rreth pretendimeve për financime rus në PD

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, ka reaguar pas publikimit të lajmit se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017, gjatë kohës kur ai ishte në krye të kësaj partie.

Në një postim që ka bërë në Twitter, Basha thotë se PD nuk ka marrë asnjë financim të huaj aq më pak nga Rusia.

Basha theksoi se kur pretendime të tilla asokohe qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja.

“Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në BE” shkroi Basha ndër të tjera./Euronews Albania/

Exit mobile version