UBT News

Lulja shpëtimtare

Kumaku shëron psoriazën dhe problemet me lëkurë L ëkurën e qëruar të prekur nga psoriaza e zbut kremi i kumakut, i cili e ushqen dhe nxit regjenerimin, ndërsa mund ta bëni edhe vetë. Lëkura, paksa e trashur në bërryla, trup ose në lëkurë të kokës, mund të jetë shenjë e paraqitjes së psoriazës, sëmundjes së përjetshme që mund të paraqitet në cilëndo periudhë të jetës dhe më së shpeshti është e trashëguar.

Sëmundja nuk është ngjitëse, nga ajo vuajnë rreth 1-2 për qind e njerëzve, ndërsa më së shpeshti i prek njerëzit me lëkurë më të ndritshme. Për trajtim të saj jua sjellim recetën për krem nga kumaku. Mënjanojeni një pjesë të lagështisë: edhe pse më së miri është që të përdoret lulja e freskët për shkak të stabilitetit të tretjes, thajeni për një ditë.

PËRGATITJA

50 gramë të kokave ose petaleve të luleve të thara i shtypni në havan. I qitni në një enë të qelqtë dhe e mbyllni atë. • Ia qitni gjysmë litri vaji të parafinuar të ftohtë (të lulediellit, susamit ose bajames). • E tundni disa herë në ditë. Pas tri javëve e filtroni me garza dhe e qitni në shishe të errëta ndërsa afati i qëndrueshmërisë është gjashtë muaj.

Exit mobile version