UBT News

Lula dënon “shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës” nga Rusia

Presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva ka dënuar “shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës” nga Rusia dhe sërish bëri thirrje për ndërmjetësim për t’i dhënë fund luftës, pasiqë u kritikua për komentet e tij të mëhershme mbi luftën në Ukrainë.

Lula të martën deklaroi se një grup kombesh neutrale duhet të mblidhen së bashku për të ndihmuar në ndërmjetësimin e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

Gjatë të martës, Qeveria e Ukrainës kritikoi Lulën lidhur me përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje midis Kievit dhe Moskës dhe ftoi udhëheqësin brazilian të vizitojë vendin e shkatërruar nga lufta dhe të shohë vetë pasojat e pushtimit rus./UBTNews/

Exit mobile version