Mikrobiologu i njohur kosovar, Lul Raka, rezultoi pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë Raka përmes një shkrimi në Facebook, teksa njoftoi se edhe gruaja e tij rezultoi pozitiv me COVID-19.
“Pas disa simptomave të shfaqura mbrëmë te gruaja Laura, sot u testuam për COVID. Unë dhe gruaja rezultuam pozitivë (unë nuk kam simptoma). Fëmijët, Lena dhe Lumi dolën negativ. (Learti punon e studion ne Prishtinë)”, shkroi Raka në Facebook./UBTNews