Udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, thotë se trupat bjelloruse nuk po marrin pjesë aktualisht në pushtimin rus – por mund ta bëjnë nëse është e nevojshme, shkruan BBC, përcjell UBT News.
Moska ka pasur trupa në Bjellorusi për javë të tëra, gjoja se për stërvitje ushtarake.
“Unë them përsëri: trupat tona nuk janë atje. Por nëse është e nevojshme, nëse është e nevojshme për Bjellorusinë dhe Rusinë, ata do të jenë”, tha Lukashenko në komentet e raportuara nga agjencia shtetërore e lajmeve Belta.
Bjellorusia është një aleat i vjetër i Rusisë. Analistët e përshkruajnë vendin e vogël si “shtetin klient” të Rusisë./UBTNews/