Gjatë një fjalimi në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, presidenti i vendit, Alexander Lukashenko tha se “kolapsi i Rusisë si shtet do të çonte në katastrofë”, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.
Duke iu referuar rebelimit jetëshkurtër të grupit Wagner në Rusi gjatë fundjavës, ai shtoi se kolapsi i Rusisë do të nënkuptonte se “të gjithë do të mbeten nën rrënoja”. Ai shtoi se “Perëndimi do të përfitonte menjëherë nga trazirat nëse do të fillonin në Bjellorusi dhe Rusi”.
“Gjëja më e keqe është se nëse do të kishte trazira, Perëndimi do të përfitonte menjëherë nga kjo”, tha Lukashenko./UBTNews/