UBT News

Lukashenko thotë se kërkesat që Wagner të tërhiqet janë të pabaza

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë se kërkesat për tërheqjen e grupit mercenar rus Wagner nga Bjellorusia janë “të pabaza dhe budallaqe”, raporton agjencia shtetërore e lajmeve bjelloruse BELTA.

Grupi Wagner, udhëheqësi i të cilit, Yevgeny Prigozhin, vdiq si pasojë e rrëzimit të avionit në Rusi javën e kaluar, zhvendosi disa nga luftëtarët e saj në Bjellorusi pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Lukashenko./UBTNews/

Exit mobile version