UBT News

Lukashenko: Mobilizoni fëmijët për të mbjellur patate dhe molla

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka bërë thirrje që nxënësit të mobilizohen për të mbjellur molla dhe patate.

Lukashenko tha se është “e pakuptimtë” që fëmijët nuk mund të përdoren për ta ndihmuar industrinë bujqësore të vendit.

“Çfarë shembulli do të japim për nxënësit tanë të shkollës, fëmijët tanë?”, tha ai në mbledhjen e qeverisë të hënën.

“Thonë se është shfrytëzim, por çfarë shfrytëzimi është nëse një person shkon në punë për pesë apo gjashtë orë? Do të sjellë lumturi te prindërit dhe është stërvitje e mirë fizike për fëmijët”, deklaroi ai tutje.

Nxënësit e shkollave dhe studentët ishin mobilizuar për të ndihmuar fermerët në korrje gjatë periudhës së ish-Bashkimit Sovjetik (BRSS)./UBTNews/

Exit mobile version