Presidenti bjellorus tha se oferta e tij që luftëtarët e Grupit Wagner të vendosen në Bjellorusi ende qëndron, pavarësisht se pranoi që udhëheqësi Yevgeny Prigozhin nuk ishte në vend.
Sa i përket vendndodhjes së tyre tani, z. Lukashenko tha: “Me sa jam informuar sot në mëngjes, luftëtarët e PMC të Wagner janë në kampet e tyre. Në kampe të përhershme, ku ndodheshin pas tërheqjes së tyre nga fronti për shërim”.
Ai tha gjithashtu se nuk ishte i shqetësuar se ata mund të ktheheshin kundër Bjellorusisë dhe se ata mund të përdoren për të mbrojtur vendin./UBTNews/