UBT News

Lukaku: Racizimi në futboll është në shkallën më të lartë ndonjëherë

Sulmuesi i Belgjikës, Romelu Lukaku vlerëson që racizmi në futboll është “në shkallën më të lartë”, në prag të fillimit të Kampionatit Evropian.

Lukaku, i cili po përgatitet për ndeshjen hapëse të Belgjikës në Euro 2020 kundër Rusisë, është përballur me racizëm gjatë karrierës së tij, e sidomos në vitin 2019 kur ishte subjekt i këngëve të majmunëve nga fansat.

Tani ai mendon se racizmi veçse po përshkallëzohet. “Mendoj se racizmi në futboll është në shkallën më të lartë ndonjëherë. Pse? Për shkak të rrjeteve sociale”, tha ai për CNN Sport. “E kuptoj pse Thierry Henry dhe të tjerët po i mbyllin rrjetet sociale… Rrjetet sociale duhet të bëjnë më shumë për mua”, deklaroi ai.

Ish-ylli i Arsenalit, Thierry Henry kishte mbyllur rrjetet sociale pas racizmit për futbollistët me ngjyrë. Disa javë pasi Henry kishte mbyllur llogaritë e tij, klubet angleze të futbollit dhe organet drejtuese mbyllën rrjetet sociale për një periudhë treditore për të protestuar kundër abuzimit.

“Unë, të jem i sinqertë, nuk shoh progres. Ka shumë kampanja e gjëra të tilla, por s’ka veprime konkrete”, shtoi Lukaku.

Lukaku, me golin e tij të vetëm shënoi fitore në ndeshjen kundër Kroacisë të dielën, me rezultat 1:0. Ai shënoi 24 gola sezonin e kaluar.

Belgjika, ekipi i tij është në mesin e favoritëve për të fituar “Euro 2020”./UBTNews

Exit mobile version