UBT News

Luhansk: Mjekët refuzojnë të trajtojnë rreth 300 mercenarë të Wagner, shkak sëmundjet e tyre ngjitëse

Shtabi i Përgjithshëm tha në raportin e tij të rregullt të mëngjesit se mjekët në Yuvileine refuzojnë të ofrojnë ndihmë mjekësore për mercenarët Wagner për faktin se shumica e tyre janë bartës të sëmundjeve të tilla si HIV/AIDS, sifilizi, tuberkulozi dhe pneumonia.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm, rusët po shndërrojnë në mënyrë aktive spitalet në territoret e pushtuara në spitale ushtarake, raporton The New Voice of Ukraine, përcjell UBT News.

Më herët u raportua se Grupi Wagner po rekrutonte shumë nga mercenarët e tij nga burgjet ruse. Shumë prej të dënuarve janë të infektuar me sëmundje të rënda infektive, përfshirë HIV/AIDS.

Shërbimi për shtyp i Inteligjencës së Mbrojtjes të Ukrainës thotë se Wagner i shënon këta të dënuar me shirita dore – të kuqe për HIV dhe të bardhë për hepatit.

Disa luftëtarë me HIV ose hepatit janë tashmë robër lufte në Ukrainë dhe kanë konfirmuar lajmet për rekrutimin masiv të të burgosurve të infektuar nga Wagner, ka raportuar botimi motra i NV Ukrainska Pravda./english.nv.ua/UBTNews/

Exit mobile version