Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden do të vizitojë Izraelin të mërkurën për të treguar mbështetje për luftën ndaj Hamasit.
Kjo po ndodh pasi Uashingtoni tha se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka rënë dakord që të lejonte ndihma humanitare për banorët e Gazës.
Sipas asaj që raporton Reuters, kamionët që transportonin furnizime jetike për Gazën, arritën në vendkalimin Rafah në Egjipt, e vetmja pikë aksesi në enklavë jashtë kontrollit të Izraelit.
Një dëshmitar i kishte thënë Reuters se rreth 160 kamionë ishin larguar nga qyteti egjiptian Al-Arish, ku janë mbështetur ndërsa diplomatët përpiqeshin për ditë të tëra për të hapur rrugën.